Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka pranuar të flasë aktualisht mbi takimet e zhvilluara ose jo, të kryediplomates, Donika Gërvalla – Schëarz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një përgjigje për Gazetën Nacionale Ministria e Jashtme konfirmon raportimet se ajo ishte në Shtetet e Bashkuara, por tashmë është kthyer në Kosovë.
”Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth takimeve zyrtare të zhvilluara atje nuk do të mund të flasim në këtë moment”.
Ndryshe, dje gjatë ditës u raportua se Gërvalla dështoi në vizitën e saj në ShBA, pasi nuk arriti të zhvilloj takime të rëndësishme.